Relaksime


713
EL-FÂTIHA SURJA 1
DUÂ’: thirrje, lutje që i drejtohet Allahut. Ajo dallon nga faljet e
përditshme, sepse ka kuptim më të gjerë e më të përgjithshëm.
DH
DHIKR: Përmendje me emër, këshillë, kumt; një nga epitetet e
Kuranit
E
EHL-UL KITÂB: njerëzit e Librit; të krishterët dhe hebrenjtë
e lidhur me Shkrimet e tyre të Shenjta
EL-MESXHIDUL-AKSA: Xhamia e njohur në Jeruzalem.
EL-MESXHIDUL-HARAM: Xhamia e shenjtë në Mekë,
Qabeja.
ENSARË: banorët vendas të Medinës: ndihmësit dhe mikpritësit
e banorëve të shpërngulur nga Meka.
ESBÂB UN-NUZÛL: Shkaqet e zbritjes së Shpalljes Hyjnore
EXHELI: Afati, caktimi i jetës.
F
FETVA: përgjigje ose udhëzim për zgjidhjen e çështjeve juridike
të Sheriatit.
FITNEJA: fitme, spica, kalla.
FÎ SEBÎLIL-LÂH: në rrugë të Allahut, për çështjen e Allahut, në
shërbim të Allahut.
FURKÂN: dallues; një nga epitetet e Kuranit, i cili dallon të
vërtetën nga e pavërteta, të drejtën nga e gabuara, të mirën nga
e keqja.
H
HADITH: thëniet gojore, veprimet dhe miratimet e Muhamedit
a.s..
HÂFIDH: hafiz; dijetar i madh i hadithit; ai që e di përmendësh
Kuranin
HAUARIJJUN: shokët, dishepujt e Isait a.s..
SURJA 1 EL-FÂTIHA
714
HAXHXH: vizita e Qabesë në Mekë, e cila bëhet në dhjetë ditët
e para të muajit të fundit sipas kalendarit mysliman hixhri-hënor.
HAZRET: i lartësuar, i nderuar.
HIFDH: mbajtja përmendësh e Kuranit
HIXHRI ose HIXHRETI: shpërngulja e Muhamedit a.s. prej
Mekës në Medinë, më 16.07.622 të e.s.
Hudâ: udhëzim; një nga epitetet e Kuranit.
G
GAJBI: e fshehta, e padukshmja.
GUSUL: pastrimi i plotë ritual.
I
IBLIS: djalli, dreqi.
IDDET: periudha kohore pas vdekjes së burrit ose shkurorëzimit,
gjatë së cilës gruaja nuk mund të martohet. Ajo zgjat 130 ditë pas
vdekjes së burrit dhe 100 ditë pas ndarjes.
IHRAM: veshja e detyrueshme për haxhinjtë - gjatë kryerjes së
haxhillëkut në Mekë.
IQINDIA: namazi mes drekës dhe akshamit.
IMAM: personi që udhëheq kryerjen e përbashkët të lutjeve në
xhami, ose titull i lartë i udhëheqjes në fenë islame.
IMAN: besimi, feja, besimi i shpallur nga Muhamedi a.s.
INXHÎL: Ungjilli i dërguar profetit Isa a.s.
ISLAM: sinonim i imanit
I‘TIKAF: dispozitë (rregull) islame e qëndrimit të personave krejt
të izoluar në xhami, në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ose
edhe në kohë tjera.
K
KABA (QABEJA): tempulli i shenjtë, të cilin e kanë për detyrë
ta vizitojnë myslimanët e pasur, së paku një herë gjatë jetës së vet.
KIAMETI: Dita e shkatërrimit - fundit të kësaj bote.
KIBLEJA: drejtimi i kthimit të myslimanëve gjatë faljes së
namazit. Ky drejtim është nga Qabeja, Meka.
715
EL-FÂTIHA SURJA 1
KIRAET: mësimi (leximi) i drejtë i Kuranit.
KISÂS: ligji i barazisë në ndëshkim, shpagimi.
KITÂB: libër; një nga emrat e Kuranit.
KUR’ÂN: recitim, lexim; Kurani.
KURBAN: shtazët që i therin myslimanët me rastin e Bajramit të
Vogël (Kurbanit), por edhe në raste tjera.
L
LEUHI-MAHFUDH: tabela (libri) e fateve, në të cilën janë
shënuar ngjarjet e paracaktuara.
LEJLET-UL KADËR: Nata e Kadrit, Nata e Caktimit. Në
këtë natë, Allahu i Madhëruar ka filluar t’i shpallë Kuranin
Muhamedit (a.s.). Ajo është një nga netët teke të 10-ditëshit të
fundit të muajit Ramazan.
M
MANË: një rrëshirë e ëmbël si mjalti.
MEHËR: dhurata e detyrueshme e martesës.
MELEK: engjëll.
MESXHID: xhami ose faltore për një rreth më të ngushtë të
banorëve.
MIHRAB: vendi i xhamisë prej ku imami udhëheq kryerjen e
përbashkët të namazit.
MUHAXHIR: i shpërngulur, i mërguar (ardhacak prej Mekës
në Medine).
MUFESSIR: komentues i Kuranit.
MUHADDITH: transmetues i haditheve.
MUNAFIK: dyfytyrës, hipokrit.
MUS’HAF: fletushka të mbledhura, të renditura dhe të
grumbulluara në një libër.
MUTTEKI: ai që i ruhet Allahut dhe që ka frikë prej Atij, i
devotshëm.
MU‘XHIZE: ngjarje apo dukuri e jashtëzakonshme, me të cilën
Profetët dëshmonin misionin e tyre nga Allahu.
SURJA 1 EL-FÂTIHA
716
N
NAMAZ: lutja e detyrueshme që bëhet pesë herë në ditë (gjatë
24 orëve).
NEBIJ: profet, lajmëtar i Zotit.
NÛR: dritë; një nga epitetet e Kuranit
P
PEJGAMBER: lajmëtar i fesë, i dërguar i Zotit.
R
RADIJALL-LLAHU ’ANHU: shprehje që shqiptohet pas
emrit të shokëve të Muhamedit a.s.. (Domethënë: “Allahu qoftë i
kënaqur me të!” - Shkurtimi: r.a.).
RAHMAH: mëshirë; një nga epitetet e Kuranit.
RESUL: I dërguar i Zotit me dispozita të posaçme.
RUKU: pjesë përbërëse e namazit, e lutjes së paraparë, gjatë së
cilës përkulet pjesa e epërme e trupit në pozitë horizontale dhe
preken gjunjët me duar.
S
SABAH: mëngjesi; lutja e mëngjesit.
SABI’INËT: një sekt i përzierë judeo-kristian.
SADAKA: lëmoshë.
SALAT: namaz.
SAL-LALLAHU ALEJHI UE SEL-LEM (Shkurtimi:
s.a.u.s.). “Allahu e bekoftë dhe e shpëtoftë!” Shih: alejhis-selam.
SELAM: paqe, shpëtim, përshëndetje islamike.
SEXHDE: pjesë përbërëse e lutjes së përcaktuar, e namazit: të
lëshuarit në tokë me gishtat e këmbëve, me gjunjë, me duar,
ballë, hundë.
SIDRETUL-MUNTEHA: Një pemë e madhe në të majtë të
Fronit Hyjnor, të cilën s’e kalojnë dot engjëjt. Simbolikisht paraqet
kufirin më të skajshëm të dijenisë njerëzore.
SUHUF: rulat prej pergameni dërguar profetit Ibrahim (a.s.).
717
EL-FÂTIHA SURJA 1
SURE: kapitull i Kuranit; në Kuran ka gjithsej 114 sure.
SURI: briri që njofton ardhjen e Kiametit dhe ringjalljen.
SUNNET: shih HADITH.
SH
SHEFÂAt: angazhim në dobi të njeriut, ndërmjetësim.
SHEHID: martir, i vrarë pa faj, dëshmor që bie për idealin e
fesë ose dëshmitar i ndonjë ngjarjeje a vepre.
SHEJTAN: Shih: IBLIS.
SHERIAT: ligji islamik i bazuar në Kuran dhe hadith; dispozitë
fetare.
SHIRK: paganizëm, besimi në shumë zotëra, t’i bësh shok Zotit
në adhurim.
T
TEKUÂ : frika nga Allahu, largimi nga gjynahet.
TAGUT: çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut.
TEJEMMUM: pastrim simbolik që zëvendëson abdestin - në
mungesë të ujit.
TENZÎL: zbritje nga lart; një nga epitetet e Kuranit
TEURÂT: Libri i shenjtë i dërguar profetit Musa (a.s.)
TEVEKKUL: Mbështetja tek Allahu
U
UAHJ: frymëzim, zbulim, shpallje hyjnore.
UMRE: ceremoni e vizitës së Mekës, që mund të bëhet gjatë
tërë vitit (përveç në katër ditët e Bajramit të Kurbanit).
XH
XHEHENEM: skëterrë, ferr, venddënim i tmerrshëm për
mëkatarët - mohuesit.
XHENET: parajsë, kopshte e pallate për besimtarët.
XHIN: qenie e padukshme shpirtërore - e mirë ose e keqe.
XHIZJE: tatim, i cili, në vendet islamike merret nga jomyslimanët
SURJA 1 EL-FÂTIHA
718
(ngase nuk kanë shërbyer në ushtri).
XHYNYB: i papastër, i palarë.
Z
ZEBÛR: Psallmet e profetit Daut (a.s.).
ZEQAT: lëmoshë, të cilën myslimanët e pasur duhet t’ua japin
myslimanëve të varfër.
ZEKKUM: kaktus - lloj bime tejet e hidhur.
ZEMANI XHAHILIJJET: periudha e paditurisë, epoka
paraislamike, jeta dhe doket e arabëve para Islamit.

Categories:

Leave a Reply